Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Rasti nga policia është hapur si “dhunim”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 11.07.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.