Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka pranuar një mesazh ofendues nga një serb.
Ky mesazh i ka ardhur përmes rrjetit social “Facebook”, ndërsa në të njëjtin rrjet identik, e publikoi edhe vet Zeqiri.
“Çetnikët nuk më harrojn më përshëndesin nga nji her me ksi lloj mesazhi”, shkroi Zeqiri në statusin e paredaktuar nga ne.
Ndërkaq, me një përkthim të thjeshtë, mësohet edhe përmbajtja e dërgesës:
“Përshëndetje kryetar fallco i çmendur. Edhe sa do të bësh dredhi me 2% të votave”, ka shkruar Marko Peric.