Site icon PrishtinaPress

Kreu i Wagnerit: Kundërofensiva ukrainase mund të bëhet tragjedi për Rusinë

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka thënë se një kundërofensivë ukrainase mund të kthehet në një “tragjedi” për Rusinë ndërsa luftëtarët që i drejton, po u mungonte municioni.

Për muaj të tërë Wagner ka udhëhequr sulmin rus në Bakhmut, qytetin lindor të Ukrainës, raporton theguardian.

Prigozhin është një aleat i presidentit Vladimir Putin, por si kreu i një formacioni paraushtarak ka qenë i përfshirë në një luftë për pushtet me ministrinë ruse të mbrojtjes.

“Ne (Wagner) kemi vetëm 10-15 për qind të predhave që na duhen”, tha ai, duke fajësuar udhëheqjen e ushtrisë së Rusisë.

Ai foli në një intervistë për korrespondentin rus të luftës pro-Kremlinit, Semyon Pegov

Prigozhin tha se pret që kundërsulmi i ukrainasve të fillojë në mes të muajit maj, “kjo kundërofensivë mund të bëhet një tragjedi për vendin tonë”./PrishtinaPress/

Exit mobile version