Kreu i grupit Wagner ka kërcënuar Ukrainën dhe presidentin Volodymir Zelenski, ndërsa i ka paralajmëruar se pushtimi i lotë është shumë afër.
Me anë të një videomesazhi, Yevgeny Prigozhin hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës se Wagner po humbiste në luftën për Bakhmut.
“Ne do ta pushtojmë këtë vend me dinjitet. Ministri i Mbrojtjes rus ju tha se pas marrjes në kontroll të Bakhmutit, hapësira operacionale do të hapet. Dhe bota ende nuk është përballur me ushtrinë ruse, e cila është e përgatitur mirë, me ato njësi që nuk kanë hyrë ende në betejë, me të gjitha armët e mundshme moderne, inteligjencë, të përgatitura në mënyrë ideale. Ata janë duke pritur për kohën e tyre. Atëherë e gjithë bota do të dridhet”, u shpreh ai.
Prigozhin iu drejtua gjithashtu presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me një apel.
“Kërkesa e vetme, largonit të moshuarit, fëmijët. Dhe dërgoni këtu njësi gatshme luftarake.”