-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kreu i FFK-së Agim Ademi edhe sonte në QKUK, nesër del para gjykatës

Kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe sot po vazhdon të qëndrojë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgeci ka pohuar se Ademi do të qëndroj në klinikë deri nesër dhe se pastaj në bazë të analizave, do të vendoset se do të lirohet apo jo. Ndërsa pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Gjendja shëndetësore e Agim Ademit është e mirë. Ai po vazhdon të qëndrojë në Kirurgjinë Torakale nën mbikëqyrje të personelit shëndetësor. Nesër do ta kemi rezultatin e analizave dhe do ta bëjë dhe një rentgen dhe në bazë të rezultateve, do të vendoset se do të lirohet apo do të qëndroj dhe më tutje në spital”, tha Kolgeci.

Ndryshe kryetari i KFF-së Agim Ademi i cili është arrestuar dje nën dyshimin për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”, është dërguar në Klinikën Emergjente, pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Pas ekzaminimeve që i janë bërë në klinikën Emergjente, Ademi është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, aty dhe ku është duke qëndruar dhe sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img