7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Krerët e shtetit nesër bëjnë homazhe në Reçak

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, nesër nga ora 10:00 do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Përmes një njoftimi për media, u bë e ditur se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, në orën 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Po ashtu, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Nesër, më 5 janar 2023, bëhen 24 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img