Site icon PrishtinaPress

Krerët e shtetit diskutuan për Platformën e Dialogut

Para pak çastesh ka përfunduar takimi me krerët shtetëror i thirrur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe  Visar Ymerin.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

Exit mobile version