Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli bashkë me një delegacion nga qeveria kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.
Kjo është bërë në kuadër të agjendës për shënimin e Pavarësisë së Kosovës.
Të kujtojmë që në ora 10:45, Kuvendi i Kosovës do të mbaj një seancë solemne në nder të përvjetorit të 11-të të pavarësisë.
Para se të vinin tek varrezat e familjes Jashari, krerët shtetëror ishin tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.