0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krenohet Murati: Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse për subvencionin të energjisë-elektrike

Ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati po krenohet me faktin që Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon, për subvencionim të energjisë elektrike për vitin 2022.

Sipas Muratit, këtë e ka dëshmuar raporti i fundit i Bankës Botërore.

“Inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet. Megjithatë, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022”, thotë Murati.

Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë, ka shtuar më tutje Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img