1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Krenaria e shtetit

E vlerësuar si policia më e mirë rajonale, Policia e Kosovës, sipas ekspertëve të sigurisë, ka disa sfida para vetes që duhet t’i tejkalojë. Për shumëkënd Policia konsiderohet krenaria e vendit, shkruan sot gazeta Zeri.
E themeluar 17 vjet më parë, Policia e Kosovës tani numëron mbi 8900 punonjës dhe vlerësohet si një ndër policitë më profesionale në rajon.
Kështu sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, Policia e Kosovës gjatë këtyre viteve është ngritur profesionalisht dhe se tani është e aftë të luftojë krimin dhe të sigurojë sundimin e ligjit në vend.

Por, edhe pse Policia e Kosovës gëzon kredibilitet të lartë, sipas ekspertëve ajo ka sfida para vetes duke filluar me luftimin e krimit dhe korrupsionit brenda strukturave të veta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img