Site icon PrishtinaPress

Kremlini kërcënon me luftë NATO-n nëse Ukraina përdor armët amerikane kundër Rusisë

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se mund të hyjë në luftë me NATO-n nëse Ukraina godet brenda Rusisë me armë amerikane.

Të enjten, presidenti Joe Biden hoqi pjesërisht kufizimet se si Ukraina mund të përdorë furnizimet ushtarake të dërguara nga ShBA-ja, raporton SkyNews.

Si përgjigje, zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev lëshoi ​​një sërë paralajmërimesh për Perëndimin.

“Rusia i konsideron të gjitha armët me rreze të gjatë të përdorura nga Ukraina si tashmë të kontrolluara drejtpërdrejt nga ushtarakët e vendeve të NATO-s. Kjo nuk është ndihmë ushtarake, kjo është pjesëmarrje në një luftë kundër nesh”, tha Medvedev.

“Dhe veprime të tilla mund të bëhen një casus belli [një akt që provokon një luftë].”

Exit mobile version