2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Kremlini, gati të tërhiqet nga marrëveshja e grurit”

Kremlini njoftoi sot se dritarja për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi po mbyllet. Bisedimet mes palëve po vijojnë, por mesa duket pa asnjë rezultat.

Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht se po përgatitet të tërhiqet nga marrëveshja më 18 maj nëse kërkesat e saj për të lehtësuar kufizimet në eksportet e saj bujqësore nuk plotësohen.

Sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se pjesa e marrëveshjes që ka të bëjë me interesat e Rusisë nuk ishte zbatuar, por shtoi se dialogu po vazhdonte.

Pozicioni i Rusisë dihet dhe marrëveshja u zgjat për dy muaj”, tha Peskov. “Kushtet e marrëveshjes në lidhje me sektorin bujqësor të Rusisë nuk po përmbushen.”

Peskov tha gjithashtu se ai aktualisht, nuk mund të thotë se në çfarë forme, kohë dhe vendndodhje do të rifillojnë bisedimet, pasi Reuters, duke cituar një burim ukrainas raportoi se palët në marrëveshje do të takoheshin të mërkurën.

“Kontaktet janë duke vazhduar, por deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img