Site icon PrishtinaPress

Kremlini: Do studiojmë ‘planin e fitores’ të Zelenskiyt nëse publikohet zyrtarisht

Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka cilësuar si “plani i fitores”, i cili synon t’i japë fund luftës me Rusinë, kur detajet rreth tij të bëhen publike.

Zoti Zelenskiy do t’ia paraqesë planin këtë javë Presidentit amerikan Joe Biden si dhe dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Të martën zoti Zelenskiy pritet të mbajë dhe një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Plani, detajet e së cilit nuk janë bërë publike, duket se është një përpjekje e fortë nga ana e zotit Zelenskiy për të bindur Uashingtonin dhe aleatët e tjerë, që të ofrojnë ndihmë të mëtejshme dhe më të madhe për vendin e tij në një përpjekje për të detyruar Moskën që t’i japë fund konfliktit bazuar në kushte të pranueshme për Kievin.

Exit mobile version