Rusia ka akuzuar Gjermaninë për një qëndrim që mund të çojë në një përshkallëzim të luftës në Ukrainë.
Friedrich Merz, që do të marrë detyrën si kancelar gjerman muajin e ardhshëm, ka thënë se vendi i tij mund t’i sigurojë Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus.
I pyetur nga transmetuesi publik gjerman ARD nëse do të furnizonte me armë Ukrainën, Merz tha se do ta konsideronte këtë nëse do të ishte pjesë e një pakete më të gjerë mbështetjeje të rënë dakord me aleatët evropianë.
“Kjo duhet të arrihet bashkërisht”, tha ai. “Dhe nëse është dakorduar, atëherë Gjermania duhet të marrë pjesë”, tha ai, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv
Në përgjigje, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, pretendoi se komentet e Merz treguan se ai mbrojti një “pozicion më të ashpër” i cili “në mënyrë të pashmangshme do të çonte vetëm në një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Ukrainë”.
Ai shtoi: “Për fat të keq, është e vërtetë se kryeqytetet evropiane nuk janë të prirura të kërkojnë mënyra për të arritur bisedimet e paqes, por janë më tepër të prirura për të nxitur më tej vazhdimin e luftës.”