0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kreditë e këqija ulen në 5.1%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori bankar regjistroi rënie të kredive joperformuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione.

“Pjesëmarrja e kredive joperformuese në gjithsej kreditë e sektorit u zvogëlua në 5.1 për qind si rezultat i rënies vjetore prej 18.7 për qind të vlerës së kredive joperformuese, si dhe përshpejtimit të rritjes së gjithsej kredive (figura 35). Kjo ndihmoi edhe në rritjen e mbulueshmërisë së kredive joperformuese me provizione, e cila u rrit në 122.1 për qind”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së, sektori vazhdon të ketë nivel të lartë të kapitalizmit, me treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit që qëndroi në 18.3 për qind në shtator 2016.

“Treguesi i likuiditetit shënoi rënie në krahasim me vitin paraprak, si pasojë e zbatimit të normës negative të interesit në rezervat e mbajtura nga bankat komerciale në BQK mbi rezervën e detyrueshme, e që rrjedhimisht ndikoi në zvogëlimin e vlerës së parasë së gatshme dhe bilancit me BQK-në gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, sektori bankar vazhdon të shfaqë pozicion të kënaqshëm të likuiditetit”, ”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img