“Express” ka publikuar dhuratat e marra nga kryeministri Albin Kurti që prej ardhjes në pushtet.
Sipas listës së siguruar përmes qasjes në dokumente publike, figuron një dhuratë që ai e ka marë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky i fundit, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i ka dhuruar rkyeministrit Kurti një kravatë dhe pjatë dekoruese.
Vlera e tyre, sipas Zyrës së Kryeministrit, është 20 euro.