7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: VV po luan kartën e sigurisë, nëse zgjedhjet nuk shtyhen e fajëson opozitën për rritjen e rasteve me Covid

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për shtyerjen e zgjedhjeve lokale që parashihej të mbahen me 17 tetor.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se Vetëvendosja po luan kartën e sigurisë, pasi sipas tij nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë.

Ai shton se nëse VV-ja nuk ia del t’i shtyejë zgjedhjet, e fajëson opozitën për rritjen e rasteve me COVID-19 dhe në këtë formë shfajësohet për dështimin në menaxhimin e pandemisë.

Në anën tjetër, Krasniqi thekson se nëse VV arrinë t’i shtyejë zgjedhjet i jep vetes kohë të rikuperohet.

“Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë. Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sa herë që LVV tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë. 

Kështu ishte me provokimin e mocionit të mosbesimit. Reciprociteti aq i rëndësishëm atëherë – sot u harrua; pasi ishte vetëm pjesë e skenarit “Rënia e nevojshme për ngritjen e domosdoshme”. 

Kështu ishte me insistimin për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. Ndonëse vet kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që personave të tillë t’u mohohet kandidimit. Qëllimi ishte të paraqitej si viktimë e pushtetit për të mobilizuar votuesit! 

Kështu ishte me zgjedhjen e Presidentes nga lista e saj. Inicioi papritur ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme – për të mundësuar votimin e diasporës nëpër ambasada – me qëllim të shantazhit ndaj opozitës. 

Kështu po duket të jetë edhe tash me skenarin për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Po luanë kartën e sigurisë, pasi nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë. 

Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë. 

Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img