Shkrimtari dhe gazetari shumëvjeçar, Milazim Krasniqi, ka folur për zgjedhjet në Maqedoni, skenës politike të së cilës i është shtuar edhe Lëvizja Besa.
Krasniqi ka thënë se kjo parti, themeluesit e të cilës i ka miq të mirë, do të ishte zgjedhje e duhur e shqiptarëve të Maqedonisë, pas skandaleve të BDI-së së Ali Ahmetit.
Pas krijimit të kësaj partie janë shfaqur edhe përkrahjet e para për të, nga personalitetet dhe parti politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ka pasur tendencë nga VV-ja që ta marrë nën kontroll. Ndoshta njëri nga njerëzit që ka dhënë kontribut që kjo të mos ndodh jam unë”, ka thënë Krasniqi në “Komiteti”.
Ai ka shtuar se VV-ja ka mision shkatërrimtar në Kosovë dhe nuk do të duhej që kjo të bartej edhe tek shqiptarët e Maqedonisë.