Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi përçoi shpresë dhe optimizëm për vitin 2025 dhe duke theksuar angazhimin për zhvillim dhe drejtësi.
Kreu i PDK-së ka theksuar nevojën për të shndërruar shpresat në veprime konkrete dhe idetë në arritje të prekshme.
Në mesazhin e tij, Krasniqi ka shprehur gjithashtu solidaritetin për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë dhe ka shprehur shpresën për një zgjidhje të shpejtë dhe drejtësi për ta.