Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, ka uruar xhudisten Laura Fazliu e cila arriti t’i sigurojë vendit medaljen e dytë olimpike në Lojërat Olimpike në Paris.
“Fitoreeeee! Laura Fazliu ia solli Kosovës medaljen e vetme olimpike e cila i mungonte: të bronztën. Medalja e pestë Olimpike për Kosovën, për xhudon tonë, në vetëm tri olimpiada”, shkroi Krasniqi.
“Sot është përsëri momenti për t’i thënë faleminderit Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe të gjithë ekipit dhe xhudistëve tanë të jashtëzakonshëm. Jam krenar me secilin prej jush dhe shumë me fat që bashkë kemi punuar që këto medalje të bartin flamurin e Kosovës”, shkroi ai.