Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka uruar 28 Nëntorin ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Në Facebook ai postoi një video të tij të shkëputur nga një intervistë televizive, ku flet se si e merr malli për ta dhe se që nuk e ka mundësinë të shkojë t’i vizitojë shpesh si më parë.
“Ata janë njerëz me material tjetër të ndërtuar, s’janë bash si na”, thotë Krasniqi në video, kur flet për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin.