Site icon PrishtinaPress

Krasniqi tregon pse nuk e ka ftuar Kurtin t’i vizitojë komunat veriore

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë në DPT te Fidani të T7 se asnjëherë nuk e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që t’i vizitojë komunat veriore.

Ai ka folur për Lulzim Hetimin, kryetarin e Leposaviqit që tash e disa javë po qëndron brenda objektit të komunës.

E Krasniqi thotë se Kurti i ka takua të katër kryetarët, por për vizitë në komuna nuk i ka ftuar.

“Nuk e kam ftuar kryeministrin Kurti që të jetë në këto komuna. Besoj që kryeministri Kurti ka mjaftueshëm punë e obigime dhe nuk e kam parë të nevojshme që ta ftojë”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai ka deklaruar se ai personalisht e viziton Lulzim Hetimin sa herë ta konsideron të nevojshme.

Exit mobile version