Site icon PrishtinaPress

Krasniqi thotë se PDK nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se LVV dhe LDK tanimë po tregojnë hapur se se nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre të ardhshme.

Krasniqi thotë se VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet.

“Tashmë është e qartë për të gjithë që VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet. I harruan shpejt premtimet e programin dhe të zhveshur nga çdo maskë, po tregojnë sheshazi qe nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre te ardhshme. Ne shpresojmë se ata s’do ta dëmtojnë Kosovën edhe tash me këtë qasje, siç e kanë dëmtuar gjatë kohës kur ishin ne opozite”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se PDK e ka bërë të qartë qysh me 6 tetor në mbrëmje, se PDK do të jetë në opozitë dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet pjesë e çfarëdo diskutimi për Qeverinë e ardhshme.

“PDK e ka bërë të qartë që në natën e zgjedhjeve që ne do të jemi opozitë në këtë mandat dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo diskutimi për qeverinë e ardhshme”, tha Krasniqi për Gazeta Metro.

Kujtojmë se mbrëmë, nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se nëse negociatat dhe koalicion me LDK-në do të dështon, partitë tjera do të jenë mundësia e vetme e tyre për një koalicion dhe arritje të formimit të Qeverisë së re.

Exit mobile version