0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi thotë se nuk heqin dorë nga Komisioni që heton si i shpenzoi mbi 100 milionë euro Qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar iniciativën e PDK-së për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për nxjerrë në pah të gjithë ecurinë e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove të destinuara për furnizim me energji elektrike.

Krasniqi e cilësoi këtë veprim si shmangie nga transparenca dhe fshehje të së vërtetës,

“Kjo nuk është vetëm përpjekje për të shmangur transparencën si parim, por edhe përpjekje direkte për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur transparencën si obligim. Qytetarët e Kosovës, të cilëve ZRRE-ja me bekimin e qeverisë Kurti ua ka rritur faturat e energjisë elektrike, kanë të drejtë të kuptojnë dhe duhet ta kuptojnë se në cilat linja, konkretisht për çfarë dhe se si janë shpenzuar mbi 100 milion euro nga taksat e tyre”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti, dje e ka refuzuar iniciativën tonë për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për të nxjerrë në pah të gjithë ecurinë e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove të destinuara për furnizim me energji elektrike gjatë krizës me të cilën u ballafaquan qytetarët e Kosovës gjatë katër muajve që lamë pas.

Kjo nuk është vetëm përpjekje për të shmangur transparencën si parim, por edhe përpjekje direkte për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur transparencën si obligim. Qytetarët e Kosovës, të cilëve ZRRE-ja me bekimin e qeverisë Kurti ua ka rritur faturat e energjisë elektrike, kanë të drejtë të kuptojnë dhe duhet ta kuptojnë se në cilat linja, konkretisht për çfarë dhe se si janë shpenzuar mbi 100 milion euro nga taksat e tyre.

Këtë të drejtë, pushteti mund të jetë përpjekur t’ua mohojë dje, por ne s’do ta lejojmë një padrejtësi të tillë. Grupi Parlamentar i PDK-së, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, do të mbledhin nënshkrimet për themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me këtë çështje, themelimi i të cilit pas refuzimit të mazhorancës, konfirmon se nuk kemi të bëjmë vetëm me dyshime të bazuara, por me të vërteta që duhet t’i dinë qytetarët, e të cilat pushteti po tenton t’i evitojë.

Transparenca është karakteri i një qeverisjeje. Një pushtet që proklamon veten si pushtet i drejtë, përse do të duhej të frikësohej nga transparenca?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img