1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi thotë se me Bedri Hamzën ka marrë hov zhvillimi në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me Bedri Hamzën në krye të Mitrovicës zhvillimi ka marrë hov.

Komuna e Mitrovicës drejtohet nga PDK-ja dhe sot kryetari i kësaj partie e ka vizituar këtë qytet.

“Me Bedriun kryetar, Mitrovica ka marrë hov të ri zhvillimi dhe qytetarët çdo ditë po e ndjejnë kujdesin, angazhimin e ndryshimin pozitiv të qeverisjes së mirë. Krenar me punën e tij dhe të ekipit të mrekullueshëm të PDK-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PDK-ja e kishte humbur Mitrovicën në vitin 2013, për ta fituar tetë vite më vonë duke e mposhtur Agim Bahtirin që mandatin e tretë e synonte si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img