1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi thotë se Kurti po shantazhohet në dialog me Serbinë

Profesori univeritar, Milazim Krasniqi, ka thënë se ndaj kryeministrit Albin Kurti janë duke u përdorur elemente shantazhi.

I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se sa herë që ndodhin takime të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vjen në pah edhe çështja e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit dhe Astrit Deharit.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës tashmë është dorëzuar. Për hir të vërtetës, është dorëzuar pas pranimit të planit franko-gjerman dhe veçmas pas pranimit të planit të zbatimit”.

“Në Ohër qeveria jonë është dorëzuar. Nuk kam dëshirë të spekulojë asgjë, por bindja ime e thelle është që ka elemente shantazhi ndaj kryeministrit tonë dhe Qeverisë së Kosovës me mafinë energjetike”.

“Unë jam analist dhe kjo që thash është hipotezë. Por, nuk mund të shmangen nga analiza për shkak se sa herë ndodhin takime, ngrihet çështja e Martin Berishajt ose Nagip Krasniqit, dhe e Astrit Deharit. Janë këto tema tragjike që shndërrohen në mjet të presionit. Unë nuk e di se sa është mandej i ndërlidhur, por që përdoren në mënyrë imorale nga ndërmjetësuesit, kjo është evidente”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img