Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur rreth kërcënimeve që janë bërë ndaj tij.
Pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Laçak, në një prononcim para gazetarëve, Krasniqi ka thënë se kërcënimet kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit.
“Nuk jam dhe nuk jam ndjerë kurrë i kërcënuar edhe kur janë publikuar informacione për kërcënime me vrasje edhe para pak muajsh. Por ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë, në këtë rast i Policisë së Kosovë me organet tjera të ndërlidhura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj do të duhej ata t’i tregonin, por që ndërlidhen me zhvillimet dhe situatën e tensionuar e përkeqësuar pas sulmeve në veriun e vendit”, ka thënë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.