0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Thaçi është bërë pjesë e fushatës elektorale në Drenas!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovë, Jakup Krasniqi tha se presidenti i vendit Hashim Thaçi është bërë pjesë e fushatës elektorale në Drenas.
Sipas Krasniqit, inkuadrimi i Thaçit në fushatë është nderhyrje flagrante në procesin zgjedhor në këtë Komunë, shkruan GazetaBlic.com

Dje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivist të PDK-së.
Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas.
Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit.
Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës.
Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!
Kjo është nderhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas“, ka thënë Krasniqi.
LEXO:  Pacolli: Po planifikohet vjedhja dhe blerja e votave në Drenas!

Ai më tej ka shtuar se sjellja e presidentit Thaçi është antikushtetuese dhe reflekton frikë tek qytetarët.
“Kjo sjedhje antikushtetuse reflekton frikë!
Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!”, ka thënë ai në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 Dhjetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img