Site icon PrishtinaPress

Krasniqi takon udhëheqësit e SBAShK-ut, flasin për sfidat me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me shefin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë takuar udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në njoftimin e tij në Facebook, ai tha se kanë biseduar lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë.

“Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë”, thuhet tutje në shkrimin e Krasniqit.

Exit mobile version