5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi takon studentët e mjekësisë: E kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar me disa studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është shumë shqetësuese që shumica e të rinjve, sidomos studentët e mjekësisë kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës, prandaj të ardhmen e tyre nuk po e shohin në vendin tonë.

“Është shqetësuese që pjesa dërmuese e të rinjve tanë, e në veçanti studentët e programeve të mjekësisë, si dhe mjekët e rinj, po ndjekin rrugën e mërgimit, në mungesë të cilësisë në arsim, perspektivës, pagave dinjitoze, kushteve të mira dhe sigurisë në punë. Shumë prej tyre e kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës, prandaj nuk po e shohin ndërtimin e së ardhmes së tyre në vend”.

Ai ka theksuar se rinia e Kosovës duan garancë për një të ardhme të sigurtë, gjithashtu bënë thirrje për ta ndaluar emigrimin e tyre.

“Duke qenë të indinjuar me brishtësinë e ekonomisë, sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, si pasojë e keqqeverisjes, vajzat dhe djemtë e Kosovës duan një garancë për një të ardhme të sigurt këtu. Prandaj, është e domosdoshme të bëhemi bashkë dhe të veprojmë menjëherë për të ndalur emigrimin masiv të qytetarëve. PDK është e përkushtuar në këtë mision për ta rikthyer shpresën dhe besimin në Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img