Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka vizituar kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,
Krasniqi shprehet i kënaqur me të arriturat e Lladrovcit në Drenas gjatë mandatit të tij.
“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i Memli Krasniqit:
Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë!