Site icon PrishtinaPress

Krasniqi takon Hovenierin, ia rithekson rezervat e PDK-së për propozimin evropian: Kurti dështoi në dialog

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në selinë e partisë së tij, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në takim me të, Krasniqi i ka shprehur edhe njëherë rezervat që PDK ka lidhur me propozimin evropian, i cili tashmë është pranuar në Bruksel nga kryeministri Kurti, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka njoftuar Krasniqi në Facebook.

Tutje, lideri opozitar i ka thënë Hovenierit se Kurti ka dështuar t’ia përbushë kërkesat qytetarëve të Kosovës përmes procesit të dialogut, që tha se PDK e ka përkhrahur përherë.

“Përkundër mbështetjes që PDK i ka dhënë Kryeministrit Kurti për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, përmes gabimeve e veprimeve kryeneqe dhe në shpërputhje me kontekstin politik, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

“Ambasadorin Hovenier e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, si dhe e sigurova që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje ne interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës”, përfundoi Krasniqi. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Exit mobile version