Site icon PrishtinaPress

Krasniqi takon drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, ka takuar Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ndamë shqetësimet e përbashkëta dhe u dakorduam për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, tha Krasniqi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Exit mobile version