0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi takon Abbott: Diskutuam për situatën aktuale, e cila është serioze dhe shqetësuese

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur në takim  ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta pres sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese”, ka thënë Krasniqi. .

Në postimin e tij në Facebook thuhet se ambasadorin Abbott, e ka siguruar se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë.

“Ambasadorit Abbott ia rikonfirmova qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit tonë do t’i vë gjithmonë para interesave partiake”, ka thënë Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img