14.4 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi takohet me Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot është takuar me deputetin gjerman, Thomas Hacker, njëherit raportues për Kosovën në Bundestag.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

“Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në Prishtinë deputetin gjerman Thomas Hacker, i cili është edhe raportues për Kosovën në Bundestag. Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe FDP-së gjermane, edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta me Fondacionin Friedrich Naumann (FNF).

Po sot, bashkë me z. Hacker, hapëm seminarin “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”, organizuar nga FNF. Ishte një diskutim frymëzues mbi rëndësinë e liberalizmit në politikën tonë, ku bashkë me asamblistë nga Partia Demokratike e Kosovës, theksuam nevojën për një politikbërje të bazuar në ide e vlera dhe lidership të vendosur që adreson sfidat e kohës sonë”.

Në fund, Krasniqi ka shtuar:

“Shpreh mirënjohje për partneritetin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi me miqtë tanë gjermanë të partisë FDP. Ky është një moment kyç për Kosovën dhe një mundësi për të rikthyer fokusin tek politika e përgjegjshme që ndërton një të ardhme më të mirë për të gjithë. Unë jam i bindur për rëndësinë që vlerat liberal-demokratike kanë për të ardhmen e Kosovës si kundërpeshë ndaj populizmit dhe bazë për zhvillim e vendit dhe mirëqënien e qytetarëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img