Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas sulmit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se ky akt është i ulet dhe i papranushëm, ndërsa drejtësia duhet të vihet në vend sa më shpejt.
“Sulmi ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, është akt i ulët dhe i papranueshëm. Drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen”, ka shkruar ministri.