Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Sulmi i mbrëmshëm në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore ka pasur qëllim frikësimin e banorëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore me granatë dore.

Sipas Krasniqi, sulmi kishte për qëllim frikësimin e banorëve.

“Sulmi i mbrëmshëm në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore, me granatë dore është sulm në institucionet e vetqeverisjes lokale, me qëllim të friksimit të banorëve të cilët çdo ditë e më shumë po gjejnë mbështetje për kërkesat e tyre nga autoritetet lokale”, u shpreh Krasniqi.

Tutje ai ka dënuar fuqishëm sulmin mbi instuticionet dhe tentativat e grupeve kriminale për destabilizim të situatës.

“Dënojmë fuqishëm sulmin mbi institucionet, pronën publike dhe tentativat e vazhdushme të grupeve kriminale për destabilizim të situatës”, është shprehur Krasniqi.

Mes tjerash Krasniqi ka thënë se Erden Atiq dhe ekipi i tij janë në shërbim të qytetarëve,

“Kryetari Erden Atiq dhe ekipi i tij është në shërbim të qytetarëve pas asnjë përjashtim dhe do të vazhdoj punën e tij pavarësisht kërcnimeve dhe sulmeve nga bandat kriminale”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

Exit mobile version