Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare në Prishtinë.
I pari i PDK-së ka thënë së “fjalët kanë humbur për të dënuar mjaftueshëm rastin e dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë.
“Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar. Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka bërë thirrje të shteti që me të gjitha kapacitetet e veta të bëjë gjithçka që të përfshirët në këtë krim të marrin dënime maksimale.