0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka shprehur mirënjohje për punëtorët, teksa edhe është zotuar që do të krijoj kushte më të mira të punës e paga dinjitoze.

“Sot, më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shpreh mirënjohje për rolin dhe kontributin e secilit punëtor në shoqëri, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira të punës, respektimin e plotë të të drejtave të tyre, paga dinjitoze dhe mundësi më të shumëta për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si shtet e si shoqëri ende nuk kemi arritur të sigurojmë trajtim meritor për punëtorët në cilindo sektor që ata punojnë, raporton teve1.info

Tutje, Krasniqi theksoi se emigrimi masiv të të rinjve duhet të tejkalohet përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambient që ofron mundësi të barabarta, vende pune e paga konkurruese.

“Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve”, ka shkruar kreu i PDK-së.

“Urime 1 Majin të gjithë punëtorëve në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img