0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi shtron iftar për Myftiun Tërrnava dhe bashkëpunëtorët e BIK-ut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sonte ka shtruar iftar për  Myftiut Naim Tërnava dhe  bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se Myftiun e ka përgëzuar për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e ka falënderuar veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës, i  ka dhënë  marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë.

“Sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. Përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji. Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës. Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë.  Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img