4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Shtimja është transformuar në komunë të zhvillimit ekonomik falë punës së Naim Ismajlit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka vizituar sot  Komunën e Shtimes ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli.

Pas vizitës në komunë, Krasniqi ka vizituar Parkun Teknologjik të Zonës së Biznesit ku ka parë nga afër prodhimin që kryejnë disa ndërmarrës të suksesshëm në Shtime.

Pas vizitës që i bëri fabrikës së mobileve “Nica Swiss”, e cila tërë prodhimin e saj e ka për eksport në Zvicër dhe SHBA, kreu i PDK-së tha se është i lumtur që Shtimja është transformuar në një komunë të zhvillimit ekonomik.

“Parku Teknologjik në zonën e biznesit është dëshmi e vizionit  të kryetarit Ismajli, të qeverisjes së tij lokale për të krijuar vende të reja të punës për qytetarët dhe për t’iu ofruar mundësi bizneseve. Unë sot jam fascionuar edhe nga puna e kompanisë të cilën e vizituam “Nica Swiss”, që 100 për qind të punës së vet e eksporton jashtë vendit. Pra Kosova nuk është vetëm vend i importit. Është fatkeqësi që ende me politika të gabueshme qeveritare ne kemi disbalanc tregtar, kur kemi mundësi ta përmirësojmë strukturën tregtare dhe ekonomike të vendit tonë. Një kompani si “Nica Swiss” është dëshmi e kësaj mundësie, e cila me punën në Kosovë arrin që ta eksportojë 100 për qind të prodhimit të vet në SHBA dhe në Zvicër, ku ka standarde të jashtëzakonshme të cilësisë dhe konformitetit. Fakti që prodhimet që vijnë nga Shtimja dhe ky Park Teknologjik janë të pranueshme për qytetarët amerikanë dhe zviceranë, tregon avancimin e biznesve tona dhe bëhet sinergji që është krijuar ndërmjet ndërmarrësve dhe qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Ismajli”, theksoi Krasniqi.

Ai përgëzoi kryetarin e Shtimes, Naim Ismajlin për punët e panumërta që ka bërë në këto katër vite mandat, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Kryetar të uroj, të përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithëve për këtë punë të jashtëzakonshme. Jeni model dhe frymëzim për ne dhe për kolegët e tjerë që do të garojnë në zgjedhjet e tetorit për të marrë shembullin tuaj të punëve të mira që i keni bërë dhe për t’i replikuar edhe në komunat e tjera”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha se me suksesin e arritur në këtë zonë industriale, ai tashmë po bën të gjitha përgatitjet që deri në fund të këtij viti ta bëj gati për bizneset edhe një zonë të re industriale.

Ismajli ka ftuar të gjitha bizneset të cilat kanë nevojë për hapësira dhe mbështetje komunale të bëhen pjesë e zonës së re industriale.

“Ne në këtë fund të mandatit kemi qenë të fokusuar kryesisht në hapjen e perspektivës për zhvillim ekonomik dhe jemi fokusuar në ambient ku do të vizitojmë edhe disa hapësira që kemi investuar në parqe, shtigje të biçikletave dhe shtigje të ecjes së këmbësorëve”, tha ai.

Pas vizitës në Parkun e Teknologjik, kryetari Krasniqi ka vizituar Parkun e Qytetit në Shtime, i cili është realizuar gjatë mandatit të Naim Ismajlit.

Nga aty, Krasniqi e Ismajli kanë premtuar se PDK në mandatin e ardhshëm do të angazhohet në krijimin e zonave të tjera biznesore, për ta përmirësuar edhe më tej cilësinë e jetesës në Shtime.

Gjatë vizitës në Shtime, kreu i PDK-së ka vizituar edhe muzeun e qytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img