Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij, ku diskutuan për situatën ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të Kosovës, raporton Klan Kosova.
“Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.