1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi, shefit të FMN-së: Veprimet e Qeverisë Kurti po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij, ku diskutuan për situatën ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore  të Kosovës, raporton Klan Kosova.

“Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img