Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Sa minuta vendos trajneri, unë do të jap maksimumin

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

Pas ndeshjes, Ermal Krasniqi u shpreh se ishte një ndjenjë e veçantë të luash para tifozëve dardanë.

“Të luash në praninë e tifozëve tonë është një ndjenjë e veçantë. Besoj që bëmë një ndeshje shumë të madhe. Publiku na ndihmoi shumë. Sa minuta që vendos trajneri, unë do të jap maksimumin. Besoj që mund të kontribuojë më shumë. Gjasat janë shumë të vogla, por ne nuk do të dorëzohemi”, tha Krasniqi.

Exit mobile version