4.7 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

Krasniqi: Rrugëtimi ynë për ma mirë vazhdon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët që votuan Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe aktivistë, Nga zemra, ju falënderoj për besimin dhe angazhimin tuaj. Ky rrugëtim ishte më shumë se një garë politike; ishte një përpjekje e përbashkët për një Kosovë ma të mirë. Sot, ndiej krenari dhe mirënjohje për secilin prej jush që besoi dhe punoi për këtë vizion. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj, për kulturën demokratike që treguat dhe për mbështetjen e madhe. Një falënderim i veçantë për aktivistët, strukturat e PDK-së, çdo kandidat dhe secilin mbështetës që nuk u ndal për asnjë moment. Pa ju, ky rezultat nuk do të ishte i mundur”.

“Veçanërisht, faleminderit Bedri Hamzës, kandidatit tonë për kryeministër, për përkushtimin dhe fushatën e tij unifikuese, profesionale dhe të vendosur për të mirën e vendit. Vlerat e tij do të jenë udhërrëfyesi ynë në rrugëtimin politik përpara”, tha Krasniqi.

Ai  shton se rrugëtimi i tyre për “Ma Mirë” do të vazhdojë për Kosovën, për të ardhmen dhe për qytetarët, transmeton Klankososva.tv.

“Faleminderit edhe atyre që mbështetën PDK-në dhe i besuan vizionit tonë. Mbi 200 mijë vota janë më shumë se një rezultat; janë zotim, shpresë dhe përgjegjësi e madhe për të nesërmen. Është fitore e besimit dhe përkushtimit ndaj një Kosove ma të mirë. Për çdo hap dhe sakrificë në këtë rrugëtim, ju jam mirënjohës pafundësisht. Rrugëtimi ynë për #MaMirë vazhdon. Për Kosovën. Për të ardhmen. Për qytetarët”, tha kreu i PDK-së.

Tutje, Krasniqi tha se PDK-ja me besim të palëkundur në potencialin e Kosovës dhe të qytetarëve, do të ecin përpara.

“Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për vendin tonë. Me zemër dhe me besim të palëkundur në potencialin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë të mrekullueshëm, do të ecim përpara”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img