0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi refuzon takimin me Osmanin, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ku ka shpërndarë letrën drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, për refuzimin e takimit me të..

“…Por, e konfirmoj se jam I gatshëm të takohem me ju, në çfarëdo kohe, për të diskutuar caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, si obligim institucional”, ka shkruar në letër ndër të tjera Krasniqi.

“Dje kam pranuar nga Presidentja Osmani një letër me të cilën më ka ftuar në takim, pas një propozimi nga Kryetari i AAK-së. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët”, ka thënë ai.

“Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Letra e plotë:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img