0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi reagon për rritjen e çmimit të rrymës: Kaos qeverisës, mjaft më!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për rritjen e çmimit të rrymës, duke thënë se me këtë lloj të qeverisjes, qytetarët e Kosovës po varfërohen çdo ditë e më shumë. 

“Vitin e kaluar e rritën mbi 100% çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 %”.

Krasniqi thotë se ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. 

“Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”. 

Kreu i PDK-së thotë se kjo gjë mund të rrezikojë të nxisë edhe më shumë ikjen e qytetarëve nga vendi. 

“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyejë rekorde të reja. I indinjuar thellësisht me këtë kaos qeverisës, i cili po e kërcënon në vazhdimësi mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit tonë. Mjaft më!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img