9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Qysh të premten mund të merremi vesh për të shkuar në zgjedhje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vazhdimi i qeverisjes së Kurtit është i dëmshëm për vendin, prandaj në mbledhjen e fundit të këshillit drejtues të PDK-së është miratuar një deklaratë politike përmes se cilës janë marrë një serë vendimesh.

“E kemi shkëputur edhe komunikimin zyrtar me kryeministrin dhe presidenten e vendit, komunikim zyrtar nuk do të kemi përveç për të diskutuar për një marrëveshje potenciale politike për të shpallur datën e zgjedhjeve, po ashtu kemi kërkuar dhe i kemi dhënë mundësi zotit Kurti, që duke e njohur karakterin e tij autoritar dhe egocentrik, që të mos jap dorëheqje, por të dorëzohemi bashkërisht si kuvend”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Krasniqi  tutje tha se është shumë e rëndësishme që të kthehet mandati te qytetarët për të parë se cili është sot qëndrimi i tyre ndaj Qeverisë Kurti, duke qenë se kjo e fundit nuk i është përmbajtur programit me të cilin kishte garuar në zgjedhje.

“Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, ua ka përmirësu jetën qytetarëve le të del, le të matet, le ta merr edhe një mandat, por unë jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme që në seancën e 27, ose atë të 28 korrikut të merren vesh për shpërndarjen e kuvendit me mocion procedural.

“Nëse është kur të doni po iu lus hajde po shkojmë nesër, kemi seancë nesër dhe pasnesër në kuvend, unë jam i gatshëm që për 24 orë të merremi vesh me mocion procedural ta fusim shpërndarjen e kuvendit qysh të enjten, apo të premten dhe nëse janë kaq të sigurt po shkojmë në zgjedhje dhe le të flet qytetari dhe besoj se do të ishte puna më e mirë që mund ta bëjmë”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img