“Qeveria normalisht mirë ish kanë me dhënë dorëheqje”. Kështu vlerëson anëtari i PSD-së, Frashër Kransiqi.
Kjo pasi siç thotë ai, Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet duke premtuar që nuk do ta pranojë Asociacionin.
“Sepse fillimisht ka ardhur në pushtet duke premtuar që nuk ka me pranuar, bile ka me myt krejt, ka me vdek Asociacionin. Një Qeveri e cila krejt potencialin e vet politik e ka ndërtuar mbi luftën kundër Asociacionit, ish dashtë në momentin që është duke shku drejt Asociacionit, me dhënë dorëheqje. Të thotë më falni, por unë kam ardhur në pushtet për tjetër gjë, s’po mund të bëj tjetër gjë, kështu që hajde shkojmë edhe njëherë në zgjedhje. Nëse ju ma jepni votën për Asociacion është temë tjetër”, tha ai në Tëvë 1.
“Ama nuk mundet tash kjo Qeveri me vazhdu thu se kurgjo s’ka ndodh”, shtoi ai.