1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Qeveria s’po merret as me popullin as me grevën

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti edhe vetë kryeministri ka paralajmëruar se na pret një dimër i vështirë.

Ajo kritikoi pushtetin, duke thënë se kabineti qeveritar as nuk po merret me shqetësimet e qytetarëve e as me grevën e SBAShK-ut që ka filluar më 25 gusht.

“Edhe vetë kryeministri ka thënë se do të jetë një dimër i vështirë për arsye se kemi rritje të inflacionit. Prej vitit 1999 nuk ka pasur reduktime siç ka pasur në muajin gusht. Po Qeveria deri tash nuk ka marrë ndonjë hap që tregon se si do ta presim dimrin”, theksoi ligjvënësja opozitare.

Megjithatë, u shpreh se në këtë kohë krizash mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Por, tha se nuk janë duke punuar që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti.

“Ai në çdo seancë paralajmëron se do të ketë krizë. Ne po mundohemi ndërmjet seancave mes komisioneve e konferencave t’i ngrisim shqetësimet e popullit. Mirëpo Qeveria ka vendosur që mos të merret me opozitën dhe as popullin. Tash nuk po merret as me grevën”.

“Tërë këto kriza ndoshta mund të ketë edhe zgjedhje nacionale. Mirëpo ne nuk jemi duke punuar për të rrëzuar Qeverinë mirëpo Qeveria duhet të punojë për atë përqindje sa ka marrë. Deri më tash nuk kemi parë që ka bërë ndonjë punë të mirë prej se ka marrë udhëheqjen e Qeverisë”, shtoi ajo për EO.

Mes tjerash, ajo qe kritikuese edhe për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Deklaroi se nuk ka transparencë në këtë çështje.

“Ne po shohim që nuk ka aspak transparencë. Në Kuvend ende nuk ka pasur asnjë debat lidhur me këtë çështje sepse kryeministri gjithmonë gjen arsye të mos vije për raportim. Nuk ka as transparencë lidhur me dialogun”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img